Luftimet në Siri i kanë marrë jetën edhe të një shqiptari nga Kosova, raporton Klan Kosova.
N. Demolli nga Prishtina kishte shkuar si vullnetar në Siri, për të luftuar perkrah popullit sirian kundër regjimit të pushtetit të presidentit Bashar al-Assad. Ai është vrarë të mërkurën, raporton “Klan Kosova”.
Lajmin familja e ka marrë ditën e shtunë, ndërkohë që nga sot është hapur edhe e pamja për ngushëllime.
Sipas agjensise INA, Demolli, që ka qenë me studime në këtë vend, kohë më parë i ishte bashkuar lëvizjes kryengritëse kundër regjimit të Assad. Ai u vra të mërkurën në lokalitetin Tbilisi.
Namon Demolli njihet si ish Ushtari i UÇK-së i cili ishte dhe njeri nder ushtaret me te dalluar ne Luften e KOSHARES