Vritet Osama Bin Laden. (Video)

Themeluesi dhe lideri i Al-Kaedas, Osama Bin Laden është vrarë nga forcat amerikanë në Pakistan, deklaroi presidenti amerikan Barak Obama, në një dalje publike.

CNN informon se kreu i rrjetit terrorist Al-Kaeda, u vra gjatë një operacioni blic në qytetin Abbotabad, 50 km në veri të Islamabadit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur, ndërsa shtoi se tashmë drejtësia është çuar në vend.

 

Obama foli mbrëmë pak para mesnatës sipas orës lokale, ose rreth orëve të para të mëngejsit sipas orës sonë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, ku konfirmoi se një operacion i trupave amerikane kishte rezultuar në vdekjen e Bin Ladenit.

Presidenti shpjegoi se në gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s Leon Paneta se mendohej që Bin Ladeni ndodhej në Pakistan. Presidenti kishte udhëzuar agjencitë e zbulimit të përqendroheshin në konfirmimin e vendndodhjes së tij. Para një jave, shpjegoi më pas presidenti, ai ishte informuar për vendndodhjen e saktë të Bin Ladenit në Pakistan dhe kishte autorizuar një operacion të kujdesshëm nga një njësi e vogël speciale për sjelljen e tij para drejtësisë: ekzekutimi i Bin Ladenit, ndodh kur kanë kaluar rreth 10 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 nga operativët e Al-Kaedës kundër Shteteve të Bashkuara, ku mbetën të vrarë mijëra nejrëz.

Presidenti shprehu mirënjohjen e tij dhe të kombit për njësinë që realizoi sulmin. Presidenti ka marrë ndërkaq mesazhe nga Presidenti Xhorxh Bush dhe presidenti Bill Klinton me përgëzime për këtë moment historik për kombin. Agjesnitë e lajmeve konfirmojnë se sulmi është ndërmarë nga një skuadër e prej 14 marinsash të transportuar me helikopter nga Afganistani për në Pakistan.

4 persona, ndër të cilët edhe Osama Bin Laden, u vranë gjatë oepracionit blic të komandove amerikane kundër rezidencës së liderit të Al Kaedës, Osama Bin Laden, rreth 50 në veri të Islamabadit. Tashmë trupi i tij është në duart e amerikaneve, shkruan edhe website i Al Jazeera, edhe pse operacioni që çoi në vrasjen e tij, është kryer në bashkëpunim me anti terrorizmin pakistanez.

“Vdekja e Bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaidës. Por vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaeda do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë ne. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe jashtë”, tha më tej presidenti Obama. Numri një i Shtëpisë së Bardhë falenderoi presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari për bashkëpunimin.

Comments are closed.