Edhe pse presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, u vetërizgjodh president në zgjedhjet e 2010-ës, pasi nuk kishte rival, e kundërta pritet të ndodh në zgjedhjet e 2011-ës për homologun e tij të FIFA-s, Sep Blater. Kreut të institucionit më të lartë të futbollit i kanë shpallur “luftë” dy funksionarë të konfederatave aziatike. Mohamed Bin Haman nga Katari dhe miliarderi koreano-jugork Çung Mong-Jon, i biri i njërit prej themeluesve të Hyndait dolën në konferencë për shtyp se do të kandidojnë për kreun FIFA-s në zgjedhjet e 2011-ës. “Do kishim shumë dëshirë të shihnim në krye të FIFA-s një funksionar aziatik”, – tha Bin Haman.