Home Shendeti Zhduken perimet dhe frutat bio ne tregun shqiptar

Zhduken perimet dhe frutat bio ne tregun shqiptar

535
1
Perimet dhe frutat me hormone

Perimet dhe frutat bio duket se janë zhdukur njëherë e përgjithnjë nga tregu shqiptar. Këto produktet cilësore dhe mjaft të ushqyeshme, që para viteve 90 mund t’i gjeje kudo, tashmë është shumë e vështirë t’i gjesh.

Tregu shqiptar po përballet me një tjetër fenomen. Një pjesë e fermerëve shqiptarë, të cilët duan të nxjerrin sa më shpejt në treg produktet e tyre dhe me sa më shumë sasi, u injektojnë bimëve hormone, që ndihmojnë që frutat të marrin ngjyrën e duhur, por janë pa shije, raporton Top-Channel

“Fermat, fshatarët që prodhojnë bio janë të nominuar dhe janë shumë pak. Zgjedhja e farës është filozofi e rentablitetit të një ndërmarrje. Nëse ai zgjedh një farë me tregues të dobët, absolutisht edhe prodhimi final i tij do të jetë i dobët. Fermeri është i interesuar që të ketë produkt maksimal, duke i parë më pak të gjithë këto fenomene të tjera, deri te finalja e produktit që konsumon konsumatori”, thotë Genc Juka, drejtor i AKU-së.

Domatja është një nga shembujt më konkret të këtij mashtrimi, pasi ajo merr brenda një kohe të shkurtër ngjyrën e kuqe, ndërsa në brendësi është krejtësisht jeshile. E njëjta gjë ndodh edhe me shalqirin. Fermerët e shartojnë me farat e kungullit, çka çon në rritjen e shpejt të tij, por nuk e ka shijen e duhur.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit po punon për përfundimin ligjor të sistemit të gjurmimit, i cili do të ndihmojë në identifikimin e kulturave që shiten në treg dhe kanë përmbajtje me hormone. Çdo ferme do të ketë një kod, dhe inspektoret do ta kenë më të thjeshtë të zbulojnë burimin e produktit të modifikuar.

Shkatërrimi i cilësisë së produkteve bujqësore pritet të marrë një tjetër goditje në vitin 2013, kur merr fund një moratorium ndaj prodhimeve gjenetikisht të modifikuara. Në këtë kohë do të hapet një debat për të vendosur nëse do të lejohet apo jo futja e OMGJ-ve në bujqësinë shqiptare.

1 COMMENT

  1. eshte shume e vertet qe tregtaret qe tregtojne domate sere bejne dicka te tille,por domatja qe sillet nga fshatrat malore te tiranes eshte e nje niveli shume te larte ku gjithcka eshte natyrale.

Comments are closed.