Katër vjet pas përplasjes historike mes francezit Zinedin Zidane dhe italianit Marko Materaci gjatë finales së Kupës së Botës 2006 ,i kanë dhënë njëri tjetrit dorën, shkruan sot e përditshmja sportive ‘Marca’
Të dy futbollistët u takuan rastësisht dje në një hotel ne Itali ku ishte vendosur Real Madrid, ku Materaci ishte duke pritur mikun e tij Jose Muorinho, në këtë moment në hotel ka mbërritur Zidane bashkë me presidentin e klubit madrilen Fiorentizno Perez. Të dy futbollistët nuk kishin folur që nga aksidenti i vitit 2006. Sipas “Marca’ Materaci dhe Zidane në fillim u përshëndetën me ftohtësi, ndërsa më pas filluan të flasin me njëri-tjetrin. Më vonë sipas rrëfimit të gazetës spanjolle të dy kanë lidhur një “traktat paqeje”. Skena shkruan ‘Marca’ u mbyll me një përqafim dashamirës, e kaluara është harruar.
Shekulli