Home Aktualitet Zvicër, shqiptari hajduti i xhamive

Zvicër, shqiptari hajduti i xhamive

423
0

Një shqiptar 52 vjeçar nga Maqedonia, është dënuar nga Gjykata e Qarkut në St. Gallen për vjedhjet që ka kryer në disa xhami të Zvicrës lindore. Shqiptari nga Maqedonia kishte shkuar si turist në Zvicër, ndërsa kohën e lirë e shfrytëzonte për t`u falur në xhamitë e këtushme.

Por, ai vizitat në xhami i kishte shfrytëzuar për të mësuar “terrenin”, ku më vonë do të kryente aksionet e tij të vjedhjes.

Xhamitë e myslimanëve shqiptarë nga Churi (Graubünden), deri në Ëil, Buchs, St.Gallen, Kradolf, Frauenfeld e Ëintertur madje edhe në Emmenbrücke, kanë qenë në shënjestrën e hajnit nga Maqedonia. Ai thyente arkat me të holla të dhuruara xhamisë dhe po ashtu edhe automatët e kafesë dhe të cigareve, njofton Albinfo.

Nga korriku i vitit 2011 e deri në maj të vitit 2012 ai, sipas aktakuzës, ka vjedhur më shumë se 50 000 franga zvicerane dhe ka shkaktuar dëme tjera materiale.

Si “arsyetim” për këto vjedhje ai ka përmendur gjendjen e rëndë financiare të familjes. Gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në Austri, ku jetojnë si azilkërkues, ndonëse kryefamiljari nuk e di saktësisht se ku, pasi që ka humbur kontaktet me ta.

I akuzuari ka pranuar vjedhjet por ka kundërshtuar shumën që i ngarkohet. Ai ka thënë para gjykatës se kaq para (50 mijë franga) as që mund të gjenden nëpër xhami.

Prokuroria ka kërkuar dënim me kusht prej 20 muaj burg, me kohë provuese prej tre vjetësh, për vjedhje me shumicë, dëmtim dhe prishje të rendit. i akuzuari, sipas aktakuzës, ka ardhur në Zvicër me qëllimin e vetëm për të vjedhur. Po ashtu, prokuroria ka dëshmuar se shenjat e ADN-së janë gjetur në të gjitha vendet ku ai ngarkohet të ketë kryer vjedhje.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit ka thënë se shuma për të cilën ai ngarkohet nuk i përgjigjet reales. Ndonëse vjedhjet nuk arsyetohen, ai ka thënë se duhet pasur parasysh se klienti i tij i ka bërë këto i shtyrë nga varfëria.

Në fund, Gjykata e Qarkut i ka shqiptuar shtetasit të Maqedonisë dënimin me kusht prej 18 muaj heqje lirie. Pasi që ai brenda 10 muajve ka kryer jo më pak se 14 vjedhje, vepra e tij mund të karakterizohet si relativisht e rëndë.

Pranimi i kryerjes së veprave penale nga i dënuari ka shërbyer si rrethanë lehtësuese. Ai e di se ka bërë një gabim të madh dhe ka theksuar se dëshiron që sa më shpejt të kthehet në vendlindje.