Home Lajme Sport Zyrtare: Mario Balotelli është lojtar i Manchester City

Zyrtare: Mario Balotelli është lojtar i Manchester City

150
0

Mario Balotelli është zyrtarisht një lojtar i Manchester City. Njoftimi u bë nga ana e klubit anglez, në fund të ditës së premte, pasi ish-interisti kaloi me sukses edhe testet mjekësore. SuperMario ka nënshkruar me City një kontratë pesëvjeçare. “Unë shkoj atje ku shpresoj të gjej hapësira për të luajtur, sepse për mua kjo është shumë e rëndësishme. Kam nevojë për të luajtur, duke bërë edhe gabime ndoshta, por të kem mundësinë të mësoj duke luajtur përsëri. Gjithashtu, dua një ambient më të qetë rreth meje, – tha SuperMario, pas firmosjes së kontratës. – Kam lënë pas një vit të vështirë: Kam njohur gabimet e mia, por mendoj se jam gjendur shpesh pa të drejtë në qendër të presionit dhe kritikave. Tani dua ta hedh pas krahëve të shkuarën dhe të mendoj për ekipin tim të ri në Premier Ligë. Dua ta shpërblej gjithcka me punë.”
Pastaj një mendim edhe për ish-ekipin e tij: ”Më vjen keq që isha i detyruar ta lija Interin dhe Italinë, për shkak se unë do të kishte preferuar ta vazhdoja rritjen profesionale në vendin tim. Falenderoj familjen time, që me durim të madh dhe dashuri më kanë qëndruar pranë në kohë të mira dhe ditë të këqija. Falenderoj presidentin Moratti, ekipin e Interit, me të cilin kam gëzuar aq shumë fitore, tifozët zikaltër, të cilët më kanë përkrahur mua, miqtë e mi dhe shoqërinë.”
Balotelli, i cili do të jetë spektator në ndeshjen e hapjes së këtij sezoni në “Premier League”, ku Manchester City do të luajë kundër Tottenham, do të fitojë 3.500.000 € në sezon. Klubi anglez do t’i paguajë Inter 28 milionë €, plus bonuset për lojtarin.
Mancini: Është një investim i sigurt
”Investimi për Balotelin është i sigurt.” Roberto Mancini u përgjigjet kështu edhe skeptikëve, që mendojnë se shumë para britanike po shpenzohen nga Manchester City për një lojtar që do ende shumë punë për t’u zbuluar. ”Me ardhjen e tij do të përmirësohet ekipit, – tha Mancini. – Unë jam i lumtur. Ne kemi ndjekur disa lojtarë të rinj dhe Mario ishte midis tyre. Unë mendoj se është një nga më të mirët e moshës së tij në Europë. Jam i lumtur që do të punoj me të. Stili i tij, në “kostumin e Premier Ligës”, janë mundësi për t’u përmirësuar. Mario është një djalë i mirë dhe mund të përmirësojë disa nga momentet e tij të karakterit. Por gjëja më e rëndësishme për mua është se Baloteli është një lojtar i madh.”
Morati përshëndet transferimin e Balotelit
Në mbrëmje erdhi përshëndetja e Interit, klubi ku kaluajtur Baloteli, i cila boton këtë deklaratë në faqen zyratre të tij: “Manchester City ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me Mario Balotellin. Në pritje të përfundimit të transaksionit, presidenti Masimo Moratti dhe Interi përshëndesin me dashuri dhe i urojnë fat të mirë Marios, ndërkohë që kujtojnë momentet shumë të bukura të karrierës së tij, të jetuar së bashku.”



http://www.sportishqiptar.com.al/zyrtare-mario-balotelli-eshte-lojtar-i-manchester-city/